Në kuadër të emisionit “Fol shqip show” në RTV21, u prezantua jeta e një zvicerani i cili për të jetuar dhe punuar ka zgjedhur Kosovën. Andreas ka një hotel afër Graçanicës, ndërsa flet rrjedhshëm shqip.
5 shtatori i vitit 1999 e solli atë në Kosovë si përgjegjës për të koordinuar kthimin e refugjatëve nga Zvicra. Ai ka shtuar se gruaja e tij jeton në Gjermani, të cilën e viziton çdo gjashtë javë. Kurse, në Kosovë merret me hotelin të cilin e ka në partneritet me dy romë.
Andreas ka deklaruar se është i kënaqur me punën me hotel, kurse ka shtuar se nuk e ka nënshtetësinë e Kosovës. Ai po ashtu ka folur edhe për përshtypjet e tij për shqiptarët të cilat janë kryesisht pozitive.
Ai nuk ka pranuar të flasë për politikë, por shton se se njeh një pjesë të historisë shqiptare.