Telegrafi

Zvicerani Guldimann, shefi i ri i OSBE-së në Kosovë

Guldimann ishte shef i misionit të OSBE-së në Kroaci, nga viti 1997 deri më 1999. Po ashtu, ka udhëhequr Grupin për Asistim të OSBE-së në Çeçeni nga viti 1996 deri në 1997.

Para këtij posti ai ka ligjëruar në një numër universitetesh në Evropë, siç janë Universiteti i Frankfurtit, Universiteti i Bernës dhe Kolegji i Evropës në Bryzh dhe Varshavë.

Guldimann, në postin e shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, e ka zëvendësuar diplomatin gjerman, Werner Wnendt, i cili ka shërbyer në Prishtinë, prej vitit 2005.