Telegrafi

Zviceranët votojnë pro përgjimeve

Zviceranët votuan masivisht sot pro një ligji mbi shërbimet sekrete, që i autorizon të përgjojnë komunikimet telefonike dhe aktivitetet në internet.

Ata kanë thënë “po” në nivelin 66 për qind, sipas vlerësimit të publikuar në televizioni zviceran nga instituti i sondazheve gfs.bern. Ky vlerësim ka një marzh gabimi +/- 3%.

Ky referendum zhvillohet në kuadër të rritjes së kërcënimit terrorist në Evropë.

Në fakt, sondazhet gjatë fushatës kanë parashikuar gjithnjë për “po”, por në votim janë tejkaluar këto parashikime.