Site icon Telegrafi

Zviceranët preferojnë paranë e gatshme

Muajin e kaluar zviceranët zbuluan një kartëmonedhë të re për të fshehur në kuletat e tyre. Kartëmonedha prej 1,000 franga ishte më e fundit në serinë e Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB) për t’u nënshtruar një rivendosjeje. Kartëmonedha e re tregon dy njerëz që shtrëngojnë duart mbi një glob. Kjo kartëmonedhë ka vlerë rreth 880 euro

Sipas SNB-së, ka më shumë se 48 milionë prej tyre në qarkullim, duke përbërë rreth 60 për qind të vlerës së të gjitha kartëmonedhave në Zvicër. Por kjo ringjallje vjen në një periudhë ku vendet e tjera të Evropës janë duke zhdukur paranë e tyre vendase dhe janë gjithnjë e më shumë të drejtuar tek pagesat me kartë krediti edhe pse me norma të ndryshme nga një vend në tjetrin.

Fritz Zurbruegg, zëvendës-kryetari i SNB-së është shprehur se paraja në dorë, është një fenomen kulturor dhe pikërisht 1000 franga zvicerane korrespondon saktësisht me atë që njerëzit duan, përcjell Albinfo.ch.

Në Zvicër më së shumti paguhet me para në dorë, ku shumica e zviceranëve mbajnë para me vete. Ata i kanë në kuletat e tyre për blerje të vogla ushqimore gjatë ditës, për të paguar berberin e shërbime si këto, ashtu edhe për pagesa më të mëdha si faturat e ndryshme që behën në postë.

Nëse keni 100 franga për një kafene, ju nuk duhet të kërkoni falje, sepse është normale. Në Zvicër, shumë banka ju lejojnë të tërhiqni nga bankomatet shuma deri në 5,000 franga/në ditë (ose 10,000 franga/në muaj) pa nevojën e një njoftimi paraprak. Madje, edhe veturat zviceranët i blejnë me para në duar dhe ky është një fenomen normal.

Në vendet tjera kjo po ndryshon, si Gjermania, derisa Suedia dhe Holanda po përparojnë shumë shpejt, duke hequr dorë nga paraja e gatshme. /Telegrafi/

Exit mobile version