Site icon Telegrafi

Zviceranët nisin fushatë kundër alpinistëve të zhveshur

Alpinizmi pa rroba në trup është një çmenduri e cila i ka kapluar bjeshkatarët, posaçërisht ata gjermanë. Ky trend i ri u pengon bjeshkatarëve të rëndomtë, të cilët janë të tronditur me pamjet e nudistëve.

Në muajin prill të këtij viti banorët e kantonit të vogël Appenzell Inner Rhodes kanë votuar që alpinistët të cilët kapen lakuriq do të dënohen me nga 200 franga zvicerane.

Tani kanë vendosur edhe shenjat me të cilat alpinistëve lakuriqë në tërë Zvicrën u urdhërohet të vishen.

Dizajnuesi Dan Walter i cili e ka menduar shenjën e parë e ka bërë atë si në shaka, prandaj është çuditur kur kanë filluar t’i arrijnë kërkesat për të.

“Si për shaka e kam dërguar atë shenjë në qeveri. Vetëm kam dashur të shoh reagimin e tyre se sa do të qeshen. Nuk kam pritur aspak se do të më bëjnë kërkesa për shenjat e reja”, ka thënë Walter.

Exit mobile version