Telegrafi

Zviceranët kërkojnë nga lojtarët: Duhet të jeni 11 si Behrami, atëherë i marrim pikët e plota

Valon Behrami ishte më i miri ndaj Brazilit (Getty Images)

Valon Behrami është njëri nga lojtarët më të mirë që ka pas Përfaqësuesja e Zvicrës në histori të sajë.

Ylli nga Kosova ka zhvilluar 80 ndeshje me helvetikët ku ka shënuar edhe dy gola, por ajo që është e rëndësishme ka shkatërruar shumë aksione të kundërshtarëve.

Në ndeshjen e parë në Kupën e Botës ndaj Brazilit, Zvicra arriti një barazim të madh 1-1 dhe kjo vetëm falë Valon Behramit.

33-vjeçari ishte fantastik me amerikano jugorët, duke e neutralizuar yllin e tyre më të madh Neymar por edhe lojtarët tjerë të rrezikshëm brazilian.

Tani Zvicrën e pret ndeshja e dytë ndaj Serbisë, ku i nevojitet jashtëzakonisht shumë fitorja.

E përditshmja zvicerane Blick, ka dalë me një artikull të sajin ku kërkon nga lojtarët tjerë të jenë si Behrami.

Ballina e gazetës zvicerane Blick

“Duhet të jemi 11 si Behrami, atëherë i marrim pikët e plota”, thuhet në Blick.

Tutje e përditshmja zvicerane ju tregon lojtarëve të tyre se çfarë duhet të bëjnë në rast se serbët provokojnë.

“Çfarë duhet të bëni nëse serbët provokojnë? Bëhuni Behrami dhe buzëqeshni. Nëse ata bëjnë presion në fushën tonë? Bëhuni Behrami dhe largoni në fushën e tyre? Nëse na lëndojnë? Bëhuni Behrami dhe luftoni”, thuhet ndër tjera në artikullin e Blick.

Gjiganti mediatik zviceran ka kujtuar edhe katër vite më parë ndeshjen e mrekullueshme të Valon Behrami ndaj Ekuadorit ku edhe në një moment shpëtoi golin e sigurt duke i siguruar Zvicrës kalimin tutje.

(Getty Images)

Ndërsa krejt në fund Blick, ka publikuar deklaratën e Gelson Fernandes, lojtarit të Zvicrës.

“Çfarë? Jo vetëm Neymarin, ai ndali të gjithë brazilianët. Ishte paraqitja më e mirë e Behramit”, tha Gelson.

Përveç Behramit sot në fushë kundër serbëve do të jetë nga minuta e parë edhe Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili.

Të gjithë shqiptarët kanë sytë te ju dhe duam nga ju ta bëni atë që dini më së miri të luani futboll, të shënoni dhe të festoni në fund. /Telegrafi/