Telegrafi

Zviceranët janë më të pasurit në Evropë

Zviceranët janë gjithnjë më të pasur. Secili ka mesatarisht më shumë se 550 mijë franga, thotë një studim i Credit Suisse Pasuria globale private në vitin 2013 është rritur me 8.3 për qind, duke arritur vlerën prej 263.000 miliardë dollarësh.

Pasuria zvicerane llogaritet të jetë me një mesatare prej 581.000 dollarësh për kokë banori dhe me një rritje prej 10.5 për qind në vit vazhdon të jetë në krye të të gjitha vendeve të botës në këtë drejtim, thotë një studim i “Global Wealth Report 2014”, përgatitur nga banka zvicerane “Credit Suisse”.

Pas Zvicrës në këtë ranglistë botërore vjen Australia dhe Norvegjjia.

Edhe pse kushtet ekonomike globale mbeten të vështira, pasuria totale e familjeve kishte shënuar rritje në mbarë botën, duke regjistruar një rritje vitin e kaluar më shumë se dyfishi i vitit 2000.
Pasuria private e familjeve në Evropë u rrit me 10.6 për qind, në 85.200 miliardë.

Numri i ultra të pasurve të botës me pasuri neto më të madhe se 50 milionë dollarë është rritur në 128.200. Më së shumti ultra të pasur jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 62,000 veta.

Sipas këtij studimi, numri i milionerëve në nivel global do të rritet 2019 nga 53 për qind, në 53 milionë. Pritjet janë që në pesë vjetët e ardhshëm pasuria private në botë të rritet me 40 për qind, në 368.000 miliardë dollarë. /Telegrafi/