Site icon Telegrafi

Zviceranët financojnë fushatën për tatimin në pronë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënshkroi kontratën për financimin e projektit “Fushata për tatimin në pronë të paluajtshme”, me përfaqësuesin e Programit për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), Norbert A.E.M. Pijls, program ky i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe i zbatuar nga, Fondacioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Ky është njëri nga disa projektet e bashkëfinancuara me programin Demos, që ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për obligimin e tyre ndaj Komunës sa i përket pagesës së tatimit në pronë.

Kontrata parasheh që i gjithë projekti të kushtojë 71430 euro , nga të cilat 70 për qind do të jenë grant nga Programi Demos, ndërsa 30 për qind të shumës do të jenë financim i Komunës së Prishtinës.

Kryetari Ahmeti u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm me Programin Demos dhe uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version