Site icon Telegrafi

Zvicër: Shqiptari arrestohet me kërkesën e Serbisë

“Ai është i dyshuar se ka bërë krime të luftës, si anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Folco Galli, zëdhënës i ministrisë së drejtësisë.

Më tutje, ai ka theksuar se “ai është i kërkuar nga autoritetet e Serbisë dhe aktualisht është nën arrest në shqyrtim të ekstradimit”.

Autoritetet e Zvicrës po e shqyrtojnë kërkesën për dorëzim, tha zëdhënësi Galli, duke shtuar se ish pjesëtari i UÇK-së, emri i të cilit nuk është publikuar, mund të ushtroj ankesë, nëse autoritetet e Zvicrës vendosin ta pranojnë kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Raportohet se Beogradi e akuzon këtë person se ka kryer krime të luftës kundër civilëve serbë në vitin 1999 në Gjilan.

Sipas kërkesës së Beogradit për ekstradim, personi i akuzuar ka pasaportë të Serbisë. Zëdhënësi Folco Galli, tha se i arrestuari nuk ka pasaportë zvicerane. /Rel//Telegrafi/
 

Exit mobile version