Telegrafi

Zvicër, papunësia do të rritet

Numri i të papunëve ka shënuar rënie në qershor nga 3.2 ndër 3.1 për qind. Përveç kësaj, shkalla e papunësisë në gjashtë muajt e ardhshëm rrezikon të rritet.

Në qershor të vitit 2015 shkalla e papunësisë në Zvicër raportohet të jetë 3.1 për qind. 133.256 persona janë regjistruar me qendrat rajonale të punësimit, të ashtuquajturit RAV. Një muaj më parë papunësia kishte qenë ende 3.2 për qind, rreth 150.000.

Shifrat e të papunëve sezonalë shkojnë deri 3.3 për qind. Kështu tregon Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) . “Ne besojmë se qershori është muaji i fundit në të cilin efekti sezonal është ende pozitiv”, thotë Boris Zürcher nga SECO. Pas kësaj papunësisë ndoshta do të rritet përsëri.

Ulja e normës së papunësisë nga pranvera është për shkak të faktit se ka në këtë kohë më shumë nevojë për punëtorë ndërtimi dhe në turizëm. /Telegrafi/