Telegrafi

Zvicër, kosovari plagoset në tentim-ikje nga burgu

Kosovari i lënduar i është nënshtruar një operacioni emergjent, pasi ka pësuar thyerje të rëndë të këmbës dhe tash ndodhet në Inselspital të Bernës, në stacionin e mbikëqyrur.

Dy të burgosurit ishin përpjekur të iknin duke e lidhur një shkallë nga kopshti me një litar dhe një gyp, ka thënë një përgjegjës i burgut. Por kosovari ka rënë nga muri në tokë në anën e jashtme të burgut, ndërkohë që pjesëtarë të personelit të burgut kanë qenë të pranishëm në të dyja anët e murit. Kjo për faktin se dy të burgosurit para kësaj e kishin prekur një tel të rrethojës, me ç`rast ishte aktivizuar alarmi, njofton albinfo.

Si dënim për përpjekjen e ikjes, dy të burgosurit do të mbajnë nga 15 ditë dënim në “bunkerin” e burgut, që ndodhet në bodrum.

Aty kanë vetëm shtratin dhe fare pak dritë të diellit. Vetëm një orë në ditë të burgosurit kanë të drejtë të dalin në ajër të pastër. /Telegrafi/