Veç dhimbjes për djalin që iu mbyt në lumë, shqiptarja 42 vjeçare tash e ka në qafë edhe procedurën gjyqësore që kundër saj e ka hapur Prokuroria Shtetërore e Kantonit Aargau, për vrasje nga pakujdesia!
Në muajin maj të këtij viti, vogëlushi 4-vjeçar shqiptar, i shpallur i zhdukur, u gjet i mbytur në lumin Aare.
Tash papritur, kanë nisur hetimet kundër nënës së tij, e cila ishte me të në momentin e humbjes.
Siç tregohet në një kronikë të televizionit “Tele Züri”, nëna e të mbyturit,. Burbuqe M, 42 vjeçe, ndihet e shkatërruar me humbjen e të bitrit, përcjell albinfo.ch Tash, veç dhimbjes, ka në qafë edhe procedurën që kundër saj e ka hapur Prokuroria Shtetërore e Kantonit Aargau, për vrasje nga pakujdesia!
E pyetur nga “Tel Züri”, ajo, duke qarë thotë se është nënë e mirë dhe ka qenë gjithmonë pranë të birit, transmeton albinfo.ch.
“Unë nuk kam faj”, thotë ajo.
Në ditën fatale Zeneli po luante me fëmijët tjerë në këndin e lojërave, transmeton albinfo.ch.
Burbuqja e kishte të birin në mbikëqyrje kur ai e merr një biçikletë dhe bën rrathë rreth bllokut të banesave.
Por, djali papritmas humbet…
Burbuqja siguron se gjithmonë e ka vëzhguar me kujdes Zenelin sepse ai ka qenë “thjesht, hiperaktiv”. Por, prokuroria tash po zhvillon hetime me pretendimin se ajo ka shkelur detyrimin për mbikëqyrje të fëmijës.