Përfaqësuesja e Zvicrës dhe ajo e Gjibraltarit kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës eliminatore për Euro 2020.
Helvetikët janë nikoqir të Gjibraltarit në ndeshjen e gjashtë të vlefshme për Grupin D, e cila zhvillohet nga ora 18:00 në Stade de Tourbillon.
Vendasit vijnë në këtë takim pas dy barazimeve dhe presin fitore ndaj përfaqësueses së vogël, për të mbetur në garë për kualifikim në Evropian.
📸#matchdaywalk #SUIGIB#hoppschwiiz #hopsuisse #forzasvizzera pic.twitter.com/azHND0Syyy
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) September 8, 2019
Trajneri Vladimir Petkovic ka vendosur të startojnë me formacionin më të mirë të mundshëm, me tre shqiptarë titullar.
Kapiteni Granit Xhaka dhe dy sulmuesit Albian Ajeti dhe Admir Mehmedi e fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.
Zvicra: Sommer; Elvedi, Benito, Schar; Fernandes, Zakaria, Xhaka, Rodriguez; Embolo, Al. Ajeti; Mehmedi
Gjibraltari: Coleing; Olivero, Sergeant, Annesley, J.Chipolina; De Barr, R.Chipolina, Walker, Britto; And. Hernandez, Ant. Hernandez.
/Telegrafi/