Telegrafi

Zvicër, Gjermani apo Austri, Meka-n gjithmonë me veti e ki!

Kudo që të shkojë diaspora jonë, shijen e vendlindjes e merr gjithmonë me vete. 

Në valixhet e tyre, përpos kujtimeve dhe mallëngjimit, një vend të veçantë e zënë edhe produktet tradicionale, të cilat sjellin aromën dhe shijen e tokës së tyre të dashur. Në këtë udhëtim të pandarë, produktet e MEKA Halal Food janë ato që na lidhin fort me origjinën, ku gjithmonë gjejmë ngrohtësinë dhe autenticitetin e ushqimeve të përgatitura me përkushtim dhe dashuri.

Që nga themelimi i saj, MEKA Halal Food ka qenë e përkushtuar për të ofruar produkte të cilësisë më të lartë, të certifikuara me standardet Halal, të cilat janë pranuar dhe vlerësuar gjerësisht nga konsumatorët, jo vetëm në Kosovë por edhe përtej kufijve të saj.

Produktet e tyre janë një përzgjedhje e kujdesshme e mishrave dhe përbërësve më të mirë, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh të freskëta dhe të konservuara, të përshtatshme për çdo shije dhe preferencë.

Në Zvicër, Gjermani apo Austri, apo edhe në vende të tjera të Evropës e gjithë botës, bashkëatdhetarët tanë kanë zgjedhur MEKA-n si markën e besuar për të mbajtur gjallë lidhjen me traditën dhe kulturën shqiptare. Në çdo tryezë ku gatuhet me kujdes dhe dashuri, një produkt MEKA e bën çdo vakt më të veçantë, duke rikthyer aromat dhe shijet e vjetra, që na kujtojnë fëmijërinë dhe jetën në vendlindje.

MEKA Halal Food ka bërë të mundur që produktet e saj të jenë të pranishme kudo që jetojnë dhe punojnë shqiptarët. Mërgimtarët tanë nuk kanë më nevojë të bëjnë kompromise kur bëhet fjalë për cilësinë dhe shijen, MEKA është aty për t’ju ofruar atë që e dëshironi dhe e meritoni.

Nëse je në një cep të largët të botës apo në zemër të Evropës, MEKA Halal Food është gjithmonë me ty. Ne kujdesemi që ti të mund të shijosh ushqimet që të bëjnë të ndihesh afër shtëpisë, pavarësisht se sa larg mund të jesh.

Produktet tona janë shija që lidh gjeneratat, duke mbajtur gjallë traditën dhe trashëgiminë e pasur shqiptare në çdo kafshatë.

Në çdo cep të botës, bashkëatdhetarët tanë kanë mundësinë të shijojnë të mirat e vendlindjes, sepse MEKA Halal Food është gjithmonë me ta, duke sjellë ngrohtësinë dhe shijen e Kosovës kudo që janë.

Me MEKA-n, distanca nuk është më një pengesë!