Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Anglisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Helvetikët dhe Tre Luanët do të luajnë mes vete për ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Ky takim do të zhvillohet në stadiumin D. Afonso Henriques të Guimaraesit në Portugali me fillim nga ora 15:00.
🇨🇭⚽️💪
📺 SRF 2, RTS 1
🕒 15:00 pic.twitter.com/TTafEImpZI— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) June 9, 2019
Kombëtarja e Zvicrës vjen në këtë ndeshje pas humbjes nga Portugalia, ndërsa Anglia humbi nga Holanda.
#ThreeLions team news coming to you shortly.
Who would you like to see starting against Switzerland? pic.twitter.com/uuD9ZhMTsZ
— England (@England) June 9, 2019
Të dy kombëtaret synojnë fitoret, ndërsa trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te Helvetikët nga minuta e parë do të luajnë edhe dy yjet shqiptare, Granit Xhaka si kapiten dhe Xherdan Shaqiri.
Zvicra: Sommer; Schar, Akanji, Elvedi; Mbabu, Xhaka, Freuler, Rodrigues; Shaqiri, Fernandes; Seferovic.
Anglia: Pickford, Alexander-Arnold, Maguire, Gomez, Rose; Delph, Dier, Alli; Lingard, Sterling, Kane.
/Telegrafi/