Site icon Telegrafi

Zvicër, 15 banka në “listën e kuqe”

Për shkak të dyshimit për pastrimit të parave, 15 banka në Zvicër janë vendosur në listën e kuqe, ka bërë të ditur Mark Branson, kryetari i Bordit Rregullator të Tregjeve Financiare (FINMA) i cili është rregullatori financiar i Zvicrës.

Branson, për shtypin zviceran ka theksuar se FINMA me zbatimin e gjobave të mëdha në vlerë monetare ka mbetur në “situatën e pamjaftueshmërisë” përballë bankave që janë përfshirë në krimet e pastrimit të parave të pista.

Duke vënë në dukje se rreziku i gjobave të larta nuk do të mund të ndalojnë bankat që të thyejnë ligjin, Branson ka vlerësuar se “Kemi vërejtur që pavarësisht se disa nga homologët tanë kanë dhënë dënime shumë të mëdha ndaj bankave ato kanë vazhduar përsëri shkeljet e tyre. Si rezultat këto gjoba nuk i paguajnë zyrtarët e bankave, por aksionerët e tyre.” /Telegrafi/

Exit mobile version