Një javë pas takimit të avokatit të Sead Koçan, Nikolla Dodevski dhe prokurorit Marko Zvërlevski, me kryetarin e ri të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, nga Prokuroria Themelore deri te Gjykata Supreme ka arritur kërkesë për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe të Gjykatës së Apelit për paraburgim të biznesmenit Sead Koçan, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurori Marko Zvërlevskit, për rastin “Trust” ku është i dyshuar Koçan, ka kërkuar nga Gjykata Supreme ta shfuqizojë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, ta shfuqizojë vendimin e Gjykatës Themelore dhe të Apelit dhe lëndën përsëri ta kthejë për gjykim dhe të rivendoset për të njëjtën.
Në bazë të ligjit për Prokurori Speciale, Prokuroria e Zvërlevskit, nuk ka kurrfarë kompetence ndaj rastit dhe kërkesa është e paligjshme./Telegrafi/