Telegrafi

Zvërlevski: Nuk e kam lexuar vendimin e Ivanov

Prokurori Publik i Maqedonisë thotë se ende nuk e ka lexuar vendimin e Ivanov që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për vendimin e presidentit Ivanov kam mësuar dje nga mediat. Deri më sot ne nuk kemi marrë dhe nuk e di se çfarë saktësisht në të vërtetë përmban vendimi i tij. Pasi do ta marrim do ta studiojmë dhe për vendimet tona të mëtejshme do të informojmë publikun “, thonë nga kabineti i Zvrlevskit./Telegrafi/