Prokurori shtetëror publik, Marko Zvërlevski nga foltorja e Kuvendit është ankuar se Qeveria po e sulmon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shkurtë ka treguar se do të pret që t’i dëgjojë replikat dhe kundër replikat nga deputetët pas fjalimit të zv.ministrit për Drejtësi, Oliver Ristovski dhe më pas do të paraqitet për fjalim.
Sot është zhvilluar një polemikë rreth shkarkimit të Zvërlevskit në mes deputetëve të OBRM-PDUKM dhe LSDM-së.
Ilija Dimovski i OBRM-PDUKM ka deklaruar se shkarkimi i Zvërlevskit është hakmarrje partiake. /Telegrafi/