Site icon Telegrafi

Zvarritet zgjedhja e kryetarëve të Gjykatave (Video)

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski deklaroi për Alsat se ende nuk është vendosur se kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe asaj Penale. Zgjedhja e tyre tashmë 2 muaj por zvarritet, njofton Alsat M.

“Nuk e di saktësisht kur do të mbahet seanca, momentalisht nuk kam çfarë t’ju them më shumë – tha Zoran Karaxhovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Gazetari Sashe Dimovski, i cili për vite të tëra e ndjek punën e sistemit gjyqësor, shprehet se nuk ka afate ligjore për zgjedhjen e kryetarëve. Sipas tij, rolin kyç e kanë anëtarët e Këshillit të cilët janë shqiptarë, meqë për zgjedhjen e kryetarëve është e domosdoshme shumica e Badenterit.

“Nuk do të ketë zgjedhje të kryetarëve të Penales dhe Supremes përderisa nuk formohet qeveria, meqë në Këshilli Gjyqësor tani ka vota të ndara, përkatësisht anëtarët shqiptarë presin të shohin nëse BDI do të hyj në koalicion me LSDM-në ose me OBRM-në – gazetari Sashe Dimovski.

Kandidatë për kryetar të Gjykatës Supreme janë kryetarja e deritanishme Lidija Nedellkova, ushtruesja e detyrës kryetare Snezhana Bajllozova, gjykatësja Besa Ademi dhe ish kryetari Jovo Vangellovski. Ndërkohë, Gjykata Administrative hodhi poshtë padinë e Nedellkovës, e cila ankohej se vlerësimi i jashtëzakonshëm i kandidatëve është bërë në mënyrë të paligjshme. Në garën për kryetar të Penales janë kryetari i deritanishëm Vlladimir Pançevski dhe gjykatësi Ivan Xholev. Por, procesi i zgjedhjes edhe në këtë gjykatë përballet me një varg skandalesh. Xholevi parashtroi kallëzim kundër shefit të tij Pançevski për ndikim në vendimmarrjen gjyqësore, të cilit Pançevski iu përgjigj me kundër- padi dhe pohonte se gjithmonë ka punuar në mënyrë profesionale. /Telegrafi/

Exit mobile version