Site icon Telegrafi

Zvarritet vazhdimi i bulevardin “Bato, Komuna e Tetovës: Problem janë pronat, në shtator intensifikohen punimet

Punimet në bulevardit “Video Smilevski Bato” filluan para një muaji por, ato nuk zgjatën shumë.

Në këtë hapësirë nuk ka asnjë tabelë njoftuese për këtë projekt. Nga komuna e Tetovës thonë se punët do të intensifikohen në shtator dhe se vonesat janë bërë për shkak të procedurave pronësore juridike.

“Punimet për vazhdimin e bulevardit “VS Bato” sapo kanë filluar. Planifikojmë që në muajin shtator të rrisim intensitetin e punimeve, për shkak të mbarimit të të gjitha procedurave pronësore-juridike”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Ky bulevard fundin duhet të ketë në fshatin Poroj, ndërsa qëllimi është që të shmang komunikacionin që shkaktohet në lagjen Drenovec. Hapja e këtij bulevardi do të ndihmojë edhe qarkullimin për në Kosovë. Një kilometër i këtij bulevardi u hap në vitin 2020, ndërsa investimi në atë kohë ishte nga Banka Botërore./TV21/

Exit mobile version