Site icon Telegrafi

Zvarriten punët rreth Universitetit Nënë Tereza në Shkup

Punët rreth Universitetit Nënë Tereza në Shkup janë duke u shtyrë vazhdimisht, ndërkaq ende nuk janë formuar komisionet amë për fakultetet e parapara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë, ministri i arsimit, Pishtar Lutfiu, e arsyetoi vonesën e krijimit të komisioneve me interesimin e madh të kuadrove nga brenda dhe jashtë vendit, duke mos caktuar se kur do të formohen të njejtat. Lutfiu gjithashtu tha se vëmendje u është kushtuar profileve cilësore të cilët kanë aplikuar.

Nga ana tjetër, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e hedh fajin te MASH-i, duke e bërë përgjegjëse për vonesën e dorëzimit të projektit përfundimtarë. Në lidhje me këtë, për Alsat-M, ministri tha se do të shfrytëzohen objekte të ndonjë institucioni tjetër shtetërorë, nëse nuk do të arrihet në kohë që të krijohen kushtet për objektin e universitetit të ri./Telegrafi/

Exit mobile version