Site icon Telegrafi

Zvarriten negociatat për Ligjin për Prokurorinë Speciale

Në Ministrinë e Drejtësisë akoma nuk ka arritur tekst për ligjin e ri për Prokurorinë Speciale, të cilin e paralajmëroi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Nga Ministria thonë se e presin propozimin, por nuk do të pranojnë dispozitë ligjore nëse në të ka amnisti të fshehtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Por, sipas informacioneve të Alsat, OBRM-PDUKM do t’i krijojë tre grupe tjera të punës në kuadër të partisë, prej të cilëve njëri vetëm për çështjet e Prokurorisë, tjetri vetëm për çështjet e gjykatave dhe grupi tretë me ekspertë të fushës.

Secili grup do të jep rekomandimet e tyre deri tek grupi negociues i cili më pas do t’i prezantojë qëndrimet para grupit negociator të pushtetit. Forimi i grupeve të opozitës nuk do të bëhet të paktën edhe 3 javë.

Ndërkohë mandati i PSP-së i cili sipas ligjit është deri në shtator, mund t’i zë grupet e punës në negociata për faktin që në rast se propozimi nuk miratohet deri në fund të korrikut, në muajin gusht Kuvendi është në pushim dhe me këtë PSP-së mund t’i mbaroj mandati derisa grupet negociojnë.

Të dy palët më shumë kanë mosmarrëveshje rreth nenit 105 të propozim-ligjit, që rregullon vazhdimin e procedurave hetimore dhe fatin e dëshmive nga bisedat e përgjuara.

OBRM-PDUKM kërkon ndërprerjen e tyre, me qëllim që të shfuqizohen të gjitha aktakuzat dhe hetimet e PSP-së të nisura pas 30 qershorit 2017./Telegrafi/

Exit mobile version