Stërvitja ushtarake e NATO-s në kufijtë me Rusinë ka rritur ndjeshëm tensionet mes dy superfuqive. Por pavarësisht se NATO po tregon dhembët, ka mendime se NATO nuk mund ta përballojë Rusinë.
“Nuk ka pasur një qëndrim kaq armiqësor ndaj Rusisë që prej fushatës së Hitlerit në 1941”, shkruan profesori amerikan Stephen F.Cohen.
Por pavarësisht prezencës së lartë ushtarake, zv/sekretari amerikan i Mbrojtjes për Ukrainën, Rusinë dhe Eurazinë, Michael Carpenter mendon se është e pamjaftueshme.
Gjatë një dëgjesë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, Carpenter deklaroi se Rusia mund ta shkatërrojë NATO-n brenda 60 orësh, në kushtet e tanishme, përcjell Tema.
“Deri në fund të 2017, kur të kemi implementuar ‘Iniciativën e Sigurimit Europian’, NATO është shumë e pafuqishme ndaj Rusisë. Por implementimi i ISE mund të rrisë ndjeshëm fuqinë tonë. Deri në atë kohë, jemi të humbur përballë Rusisë dhe nëse nis një konflikt i armatosur, atyre do u duhen më pak se tre ditë për të na shkatërruar”, deklaroi Carpenter.
https://www.youtube.com/watch?v=OQj05oCrcy8