Zv. ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu, ka vizituar vendkalimin kufitar në Tabanoc, ku nga afër ka vëzhguar zbatimin e planit dhe metodologjisë së re të punës në kontrollet kufitare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas planit të ri, zv. ministri pret uljene kohëzgjatjes së kryerjes së kontrollit të pasaportave, rritjen e cilësisë në kryerjen e detyrave aktuale, unifikimin dhe integrimin e sistemit për kryerjen e kontrollave kufitare me vendet e BE-së.
E gjithë kjo bëhet për të patur kujdes të shtuar ndaj mërgimtarëve./Telegrafi/