Zv. ministri plotësues për bujqësi, pylltari dhe ujra, Ljupço Nikollovski, ka dorëzuar padi penale kundër një personi zyrtar të Ministris resore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Padia është dorëzuar në pajtim me raportin e revizorit, ndërkaq personi ka vepruar në kundërshtim me ligjet, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit dhe ka shkeluar të drejtat e blerësve.
Rasti ka të bëjë me 10 hektarë tokë, që është dashur të jepet me qira./Telegrafi/