Zv. ministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti, nga dita e djeshme po qëndron në Londër, ku punimet i zhvillon Takimi Paqëruajtës Ministror i OKB-së, ku janë mbledhur përfaqësues të mbi 80 vendeve të botës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky takim ministror është vazhdim i Samitit të Paqes të liderëve botëror që u mbajt në shtator të vitit të kaluar, ku më shumë se 54 vende premtuan për ruajtjen e paqes.
Në fjalimin e tij, Maksuti deklaroi se Maqedonia i vlerëson lartë tentimet e OKB-së dhe vendeve tjera që janëpin kontribut për paqe, duke u zotuar se do t’i bashkangjitet nismës.
Gjatë kësaj mbledhje, zv. ministri Maksuti është takuar nënsekretarin e përgjithshëm të OKB-së për operacione paqësore, Hervé Ladsous, si edhe me disa funksionarë tjerë të OKB-së./Telegrafi/