Site icon Telegrafi

Zëvendësministri Januzi në tryezën “Shfrytëzimi i energjisë alternative në bujqësi”

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, mori pjesë në tryezën me temën “Shfrytëzimi i energjisë alternative në bujqësi” organizuar nga IADK-ja.

Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Rritja e vetëdijes dhe stimulimi i përdorimit të energjisë alternative në bujqësi për të rritur qëndrueshmërinë e mjedisit dhe rritjen e ekonomisë së gjelbër”, i financuar nga Ambasada Kanadeze – Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale.

Në fokus të projektit janë metodat e shfrytëzimit të energjisë alternative në bujqësi, konkretisht prodhimi i energjisë elektrike për nevoja të fermës përmes paneleve solare në zonat e thella rurale ku mungon rrjeti energjetik, si dhe në pompimin e ujit me energji solare me qëllim të zvogëlimit të kostos për ujitje të kulturave bujqësore. /Telegrafi/

Exit mobile version