Site icon Telegrafi

Zv.ministri Hoti po merr pjesë në koloninë e piktorëve shqiptarë në Itali

Me ftesë nga Instituti i Librit dhe Promocionit i Shqipërisë, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, po merr pjesë në koloninë e piktorëve të peisazhit, “Bregdeti Jonian i Italisë në Telajo”, që po organizohet në Itali.

Ngjarja po organizohet në Sibari, Rossano, Corigliano, Villapiana dhe komunat arbëreshe, Frascineto, Spezzano e komuna tjera.

Kolonia organizohet nga instituti në fjalë dhe zgjatë deri më 17 prill.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Italia.

Kolonitë e piktorëve janë organizuar në të gjitha vendbanimet e mundshme ku ka shqiptarë.

Zëvendësministri Hoti e vlerësoi lartë këtë organizim të artit i cili bënë bashkë figurat më eminente te artit nga të gjitha viset shqiptare.

Ai tha se vetëm në organizime të tilla të rëndësishme, arti dhe kultura shqiptare shfaqen dhe dokumentohen në mënyrën më të mirë.

Artistët që po marrin pjesë në këtë organizim së shpejti pritet të vijnë edhe në Kosovë në një organizim të ngjashëm që do të mbahet në Prizren, Pejë, Prishtinë dhe Gjilan.

Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ishin dhjetë piktorë nga Kosova.

Në fund do të organizohet edhe një ekspozitë me veprat e realizuara nga piktorë të pranishëm në këtë ngjarje të veçantë.

Ndër të pranishmit kryesor në këtë koloni artistësh ishin, kryetari i Komunës së Rosanos, Stefano Mascano, Arkipershk Satriano i Dioqezës Rosano-Karriati, ministrja e Inovacionit dhe Administratës së Shqipërisë, Milena Harito, konsulli i nderit i Shqipërisë në Kalabari, Aldo Marino, deputetet shqiptarë, Namik  Dokle, Fatmir Toci, Gentian Bejko, Namik Kopliku.

Gjatë qëndrimit në Itali, është mbajtur edhe një organizimin me rastin e Pashkëve Katolike ku të ftuarit i kanë kremtuar ato në fshatin Vakarici të Arbëreshëve ku ndodhet edhe sheshi i Skënderbeut. /Telegrafi/

Exit mobile version