Site icon Telegrafi

Zv/Ministri Grabovci bashkërendon prioritetet basketbollistike me selektorin Shatri

Zv/Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës Arbër Grabovci ka pritur në takim selektorin e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, në konkurrencën e femrave z. Fidan Shatri.

Takimi ka pasur për qëllim bashkërendimin rreth organizimit të përfaqësueses “A” të Kosovës në konkurrencën e femrave, e që pritet në shtator të ketë grumbullimin e parë, shkruan njëshi

Është biseduar poashtu edhe rreth situatës momentale në sportin tonë dhe ndikimin e pandemisë së virusit Covid -19, në mbarëvajtjen e aktiviteteve me theks të veçantë në basketboll.

Në emër të përfaqësues si shenjë mirënjohje për kujdesin e treguar, zv/Ministrit Arbër Grabovci i është dhuruar një fanellë me mbiemrin e tij.

Postimi i plotë i zv ministrit Arbër Grabovci:

“Kam pritur në takim selektorin e Përfaqësueses së Kosovës, në basketboll në konkurrencën e femrave z. Fidan Shatrin, me të cilin biseduam rreth situatës momentale në sportin tonë dhe ndikimin e pandemisë së virusit Covid -19 në mbarëvajtjen e aktiviteteve me theks të veçantë në basketboll.

Gjatë takimit folëm rreth organizimit të përfaqësueses “A” të Kosovës në konkurrencën e femrave, e që pritet në shtator të ketë grumbullimin e parë, dhe sfidave që do të ketë formimi i ekipit tonë përfaqësues.”-shkruan Arbër Grabovci – zv/Minister i MKRS-së.

Exit mobile version