Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme është duke u diskutuar dhe shumë shpejtë mund ta kemi në kuvend për tu votuar.
Zv. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë në ATV se pasuria do tu hetohet të gjithë zyrtarëve publik dhe atyre që kanë lidhje me ta.
“Kemi hartuar projektligjin dhe nuk e kemi ndërmend të ndalemi derisa çdo nen i këtij ligji është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Kosovës”. Ka thënë Sallahu në Context.
“Duhet të hetohet pasuria e personave zyrtar, familjarëve të tyre të ngushtë, personave të ekspozuar politikisht dhe nëse ajo pasuri e personave zyrtarë ka kaluar te personat e tretë”, tha zv.ministri.
Qeveria gjithashtu ka paralajmëruar krijimin e një Byroje që po formohet pikërisht për çështjen e hetimit të pasurisë.
“Byroja e ka të drejtën të mbledh informacione dhe të dërgoj në gjykatë për konfiskim. Mbi bazën e kësaj gjykata vendos për konfiskim ose moskonfiskimin e kësaj pasurie. Propozimi bëhet kur agjencia konstaton se disproporcioni në mes të ardhurave dhe pasurisë së bërë është mbi 25.000 euro”, tha Sallahu.