Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se sapo është marrë vesh lajmi se janë humbur mostrat e gjakut të Astrit Deharit prokuroria është vënë në lëvizje.
Sallahu në RTV Dukagjini thotë se mostrat e gjakut të Astrit Deharit janë përdorur si nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ashtu edhe nga zviceranët.
“Mostrat tashmë janë përdorur si nga IML ashtu edhe nga instituti zviceran. Instituti zviceran ka bërë një raport ku thuhet se një person i tretë e ka vra Astrit Deharin në burg…Instituti zviceran e ka thënë se ka qenë një person i tretë brenda burgut apo qelisë së Astrit Deharit”, ka deklaruar zv.ministri i Drejtësisë.
Sipas tij ën një raport të dytë të institutit zviceran nuk përmendet personi i tretë në qelinë e Deharit për shkak se “provat janë konsumuar”.
“Pra në raportin e dytë gjurmët e thonjve kanë shkuar të dëmtuara, për këtë arsye instituti nuk ka mundur të gjejnë gjurmë”.
Ai thotë se prokuroria i ka të gjitha provat përfshirë edhe pamjet e kamerave të laboratorëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
“Hetimet janë në dorën e policisë. Ato janë duke vazhduar”.
Zv.Ministri i Drejtësisë thotë se mbetet në dorën e prokurorisë dhe policisë që të zbardhin më shumë detaje në lidhje me hetimet për zhdukjen e këtyre provave./Telegrafi/