Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj duhet të shkarkohet.
Përmes një shkrimi, ai ka folur edhe për shefin e tij, ministrin e punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin.
“Konstatuam bashkërisht se shkarkimi i ministrit të brendshëm z. Flamur Sefaj duhet të jete hap i pa evitueshëm e poashtu te shqyrtohet ne detaje përgjegjësia e ministrit te jashtëm z. Pacolli”, ka shkruar Berisha.
Berisha është nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Postimi i plotë
Dje, ne emisionin e RTK-se, ‘Imazh’, se bashku me nenkryetarin e LDK-se, Lutfi Haziri kemi shprehur pikepamjet rreth ngjarjeve te fundit politike ne Kosove.
Kemi konstatuar bashkarisht se qeveria e z. Haradinaj do te kete mbeshtetjen dhe te jete stabile ne kete periudhe.
Konstatuam bashkarisht se shkarkimi i ministrit te brendshem z. Flamur Sefaj duhet te jete hap i paevitueshem e poashtu te shqyrtohet ne detaje pergjegjesia e ministrit te jashtem z. Pacolli.
Republika e Kosoves dhe partneriteti i saj me aleatet tone perendimor duhet te jene prioriteti yne kryesor.