Site icon Telegrafi

Zv. kryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, propozon një Schengen Ballkanik (Video)

Zv.kryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, ka propozuar që Ballkani Perëndimor t’i heq kufijtë, pasi që sipas tij, ato paraqesin pengesë të madhe dhe rajonin e çon në humbje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Nëse dëshirojmë që t’u ikim konflikteve të dhunshme në të ardhmen në Ballkanin Perëndimor, atëherë duhet të jemi të sigurtë që kufijtë në Ballkanin Perëndimor të mos ekzistojnë më. Mund të jenë të rëndësishëm, relativisht të rëndësishëm, të parëndësishëm, por sot ata janë shumë ekzistencial dhe nëse mbeten ekzistenical duke marrë parasysh përbërjen e rajonit në aspekt të demografisë dhe etniciteteve, atëherë është një recetë për katastrofa në të ardhmen e gjatë”, ka deklaruar Timmermans.

Një ide e këtillë për një Schengen ballkanik sipas shembullit të BE-së nuk është e re, por në praktikë, Ballkani Perëndimor ka shumë kufij. Një ide është dhënë edhe për formimin e një dogane të përbashkët, propozim i përshëndetur nga BE-ja, por ka zëra që thonë se një gjë e këtillë rikthen ish-Jugosllavinë./Telegrafi/

Exit mobile version