Në veri të Mitrovicës ligji i Kosovës nuk vlen as për anëtarët e kabinetit të Qeverisë Mustafa dhe kryetarët e komunave me shumicë serbe.
Kjo më së miri dëshmohet kur zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, kur kaloi nëpër veriun e Mitrovicës hoqi tabelat e veturës zyrtare, njofton Klan Kosova.
Njëjtë bëri, dhe kryetari i kësaj pjese të Mitrovicës, Goran Rakiq.
Këta dy zyrtarë që paguhen nga buxheti i Kosovës, ishin më të angazhuarit, për të bërë gati një tubim elektoral të subjektit politik më të madh të Serbisë Partisë përparimtare të Serbisë.
Ky tubim është i thirrur me gra për të iu kërkuar votën në zgjedhjet e Serbisë, njofton Klan Kosova.