Site icon Telegrafi

Zv. kryeministri Osmani vizitoi Beogradin, realizoi takime me diplomatë serbë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Serbisë realizoi takim me Ministren për Integrime Evropiane të Republikës së Serbisë, Jadranka Joksimoviq.

Në takim u diskutua progresi i marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe sfidat me të cilat dy vendet ballafaqohen në afrimin drejt bashkimit Evropian.

Në takim potencua momentum i ri në të cilën ndodhen vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila u vlerësua si shans historik për pajtimin e popujve të Ballkanit dhe mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura por në interes të përgjithshëm integrues të Ballkanit në rrjedhat civilizuese të Europës.

Përveç takimit me Ministren Joksimoviq, në kuadër të vizitës në Beograd Zëvendëskryeministri Osmani realizoi takime edhe me Kryetarin e Bordit për Çështje Evropiane në Kuvend, Nenad Çanak si dhe me koordinatoren e Konventës Nacionale për BE-në të Republikës së Serbisë, Natasha Dragojloviq./Telegrafi/

Exit mobile version