Site icon Telegrafi

Zv. kryeministri Osmani siguron se Ligji për gjuhët do të miratohet deri në fund të vitit

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani konsideron se ligji për gjuhët do të miratohet deri në fund të vitit.

“Marrëdhëniet ndëretnike janë shtylla e sigurisë së shtetit dhe avancimi i tyre është çështje themelore në Marrëveshjen e Ohrit, ai, ndërkaq është çështje e rëndësishme në pjesën e integrimit. Gjithmonë thuhet se rruga e Maqedonisë për në BE kalon përmes Ohrit”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në lidhje me vërejtjen e Komisarit Evropian për Zgjerim Johannes Hahn, se ligji për përdorimin e gjuhëve është një ndër prioritetet e BE-së.

Ai theksoi se absolutisht çdo masë, e cila del nga Marrëveshja e Ohrit është parakusht i rëndësishëm për integrimin evropian, për shkak se edhe në këtë ligj është vendosur flamur evropian.

“Deklarata e Hanit ka të bëjë me atë nëse debati eventual për cilindo qoftë ligj ndërhyn me miratimin e ligjeve nga fushat prioritare, ai ligj të tërhiqet nga axhenda, sepse raporti i KE-së fillon të shkruhet në janar”, tha Osmani.
Ai shtoi se së bashku është konstatuar se debati për Ligjin për gjuhët nuk do të pengohet miratimi i ligjeve prioritare.

“Ligji do të miratohet, ky është vullneti i qytetarëve. Qeveria e miratoi para zgjedhjeve lokale, ndërsa qytetarët masivisht e mbështetën këtë Qeveri, me çfarë i mbështetën edhe masat e saj, të miratuara para zgjedhjeve”, shtoi Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version