Zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë, i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani merr pjesë në Konferencën e 13-të të qyteteve dhe rajoneve evropiane me temë “Gjenerata e ardhshme e shteteve anëtare të reja të BE”, në organizim të Institutit të rajoneve të Evropës që do të mbahet në Slazburg, Austri.
Në këtë konferencë do të diskutohet për mundësitë dhe perspektivat e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kontekst të politikës së zgjerimit të BE-së. Fjalimin qendror në konferencë do ta mbajë Komisari evropian për zgjerim, Johannes Hahn i cili në këto do të bisedojë me zv.kryeministrat dhe ministrat e angazhuar për çështje evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në konferencë, fjalim do të mbajë edhe zv.kryeministri Osmani, ku do të përqëndrohet në sfidat më të mëdha për reformim të vendit pas ndryshimit të pushtetit, në kontekst të optimizmit gjithnjë e më të dukshëm në rajon.
Në suaza të vizitës në Salzburg, në agjendën e tij zv.kryeministri Osmani ka edhe takim dypalësh joformal me komisarin evropian për zgjerim, Johannes Hahn, ku do të bisedohet për përparimin e Maqedonisë në zhbllokimin e integrimeve evropiane, zbatimin e Planit 3-6-9, ndërsa në takimin me ministrin e drejtësisë së Austrisë, Wolfgang Brandstetter pritet të përqëndrohen në Raportin e fundit të Reinhard Priebe dhe rekomandimet që jepen në të./Telegrafi/