Zv. kryeminsitri Arben Fetai ka njoftuar se sot ka raportuar në polici, rastin e kërcënimit me jetë, që e mori ditë më parë.
Ai u bëri thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi.
“Sot, në ora 11:00, në Stacionin Policor Qendër (1), kam raportuar se kam marrë një kërcënim me vdekje në emailin tim zyrtar, i cili përmbante mesazhin “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI”, pas një deklarate mbi mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.
Kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes nuk do t’i lejojmë të kalojnë. U bëj thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi.
Kërcënuesit dhe ekstremistët qyqarë duhet të përballen me pasojat e ligjit: dënim me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet”, ka shkruar Fetai.