Site icon Telegrafi

Zv.kryeministri Fatmir Bytyqi shkel rregullat e trafikut, e parkon makinën në trotuar derisa qëndron në kafene

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, ka bërë shkelje të rregullave të trafikut në Shkup.

Mediumet e kanë fotografuar makinën e tij “Volkswagen Passat” të parkuar në trotuar në rrugën “Kej 13 Nëntori” në Shkup.

Siç raporton “sdk.mk”, përcjell Telegrafi Maqedoni, shoferi i zv.kryeministrit ka qëndruar para makinës derisa ai ka qenë i ulur në një kafene. Pas një kohe Bytyqi ka dalë nga kafeneja, ka hyrë në makinë dhe është larguar.

Drejtori i Shërbimeve për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Qeveri, Pece Mirçevski, ka konfirmuar se makina që ka qenë e parkuar në trotuar ka qenë makinë zyrtare që e ka përdorur zv.kryeministri Bytyqi.

Ndërsa kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq dhe ai i Shkupit Petre Shilegov, vazhdimisht ka apeluar që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të mos bëjnë shkelje në rregullave në këtë rrugë./Telegrafi/

Exit mobile version