Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në seancën e sotme për pyetje të deputetëve, duke theksuar se gjatë gjithë kohës flitet për konflikt interesash në shtet, pyeti nëse një gjë e tillë vallë nuk është ajo që Viktor Mizo, ish-njeriu i parë i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, tani është drejtor i “Kostel”, e cila, siç tha, është kompania e vetme në vend e cila ka marrë 100 për qind lirim prej kontributeve sociale.
“Do të thotë drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale i cili është nënshkrues i marrëveshjes për ata të cilët kanë 100 për qind subvencione dhe lirim prej kontributeve sot të bëhet drejtor i kësaj kompanie. Unë jam duke dëgjuar mjaft zëra për konflikt interesash në vend, nëse ky nuk është konflikt interesash, ndërsa mund t’u them edhe shumë shembuj të tjerë, unë atëherë nuk di se çfarë është”, tha Angjushev.
Sipas tij, masat e reja të Qeverisë me Planin për rritje ekonomike janë transparente dhe janë bërë sipas kritereve që të mos ndodh skenar në të cilin do të financohen dëshira, por do të financohen rezultate të përcaktuara me punën e kompanive pasi këtë ta tregojnë me llogarinë përfundimtare të rishikuar prej një shtëpie të autorizuar revizoriale.
Me programin e pushtetit të kaluar për tërheqjen e investitorëve të huaj, siç theksoi, ka rezultate të caktuara, por janë harxhuar 225 milionë euro, në pjesën më të madhe për marketing, fushata…
Nuk do të mbështeten, shtoi, vetëm kompani tek të cilat shteti ka nënshkruar marrëveshje me të cilat kanë 100 për qind dhe një përqindje të caktuar për mospagesën e kontributeve për sigurim shëndetësor, pensional…
Sipas tij, disa prej kompanive të huaja si “Johnson Matthey” dhe “Van Hool” është dashur të marrin edhe më shumë ndihmë se atë që e kanë marrë./Telegrafi/