Zv. kryeministri i Maqedonisë për çështje evropiane, Arbër Ademi, sot është takuar me ambasadorin italian në Shkup, Ernesto Massimo Bellelli, me të cilin kanë folur për ngjarjet e tanishme politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga kabineti i zv. kryeministrit Ademi, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për plotësimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja politike, në mënyrë gjithpërfshirëse dhe transparente, si edhe të obligimeve për reforma të menjëhershme.
Në aspekt të bashkëpunimit dypalësh, që të dy konstatuan se ky bashkëpunim është në drejtimin e duhur dhe u zotuan për thellim të mëtutjeshëm të tij./Telegrafi/