Telegrafi

Zv.komandanti i njësisë në MPB ka penguar kapjen e sulmuesve të gazetarëve të “A1on”

Zv.komandanti i njësitit policor ka penguar policin i cili e ka ndjekur njërin nga sulmuesit që e rrahën ekipin e portalit A1on, ndërkaq polici ka përgatitur edhe vërejtje zyrtare njofton televizioni Telma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajmin e konfirmon edhe ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu. Ai tha se kërkohen informata shtesë që të vendoset nëse do të ngritet procedurë disiplinore, kundër zv.komandantit të njësitit e cila nuk është në uniformë.

Zv.komandanti i njësitit ka qenë edhe pjesë e “bombave” të LSDM-së të cilat hetohen nga PSP-ja. Në një bisedë, dëgjohet duke iu ankuar ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska, ish shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, se një zv.komandant në zgjedhjet në Strugë, ia ka vendosur pistoletën në kokë një njeriut pasi që ka marrë ankesë edhe nga OSBE.

Ky gjatë gjithë kohës është zv.komandant, ndërsa është ngritur edhe hetim për falsifikim të diplomës së tij të shkollës së mesme./Telegrafi/