Drita nuk arriti më shumë se një barazim në udhëtim te Vëllaznimi 1-1.
Skuadra gjilanase pati raste të mira shënimi, ku në minutat e fundit Endrit Krasniqi fillimisht goditi shtyllën pastaj edhe Leotrim Kryeziu dështoi nga afërsia.
Një pikë e fituar në udhëtim nuk është se e ka kënaqur kryetrajnerin e Dritës, Milaim Zuzakun.
Trajneri gjilanas ka kritikuar lojtarët e tij që nuk po shënojnë në momentet vendimtare.
“Lojën e menaxhuam mirë, po krijojmë shumë raste shënimi por në momentet vendimtare po dështojmë të shënojmë”.
“Një fitore e sotme do të thoshte shumë për ne pasi do t’i afroheshim kreut edhe më shumë”, deklaroi Zuzaku pas ndeshjes.
Ndër tjera, trajneri i klubit bardh e kaltër ka folur edhe për mungesat që kishte Drita sot.
“Sot kishim edhe dy mungesa të rëndësishme si ajo e Bujar Shabanit dhe Arnor Ramadanit”.
“Në Gjilan po luajmë më mirë, ndërsa jashtë fushës tonë nuk po luajmë ashtu si duhet”, u shpreh në fund Zuzaku. /Telegrafi/