Barazimi me Flamurtarin nuk i ka pëlqyer askujt te Drita.
Gjilanasit ishin në epërsi thuajse gjatë gjithë ndeshjes, por në fund nuk ia arritën të marrin tri pikët.
Ka mjaftuar barazimi ndaj Flamurtarit që trajneri Milaim Zuzaku të ofrojë dorëheqjen.
“Në pjesën e parë krijuam shumë raste për shënim dhe nuk i konkretizuam. Edhe në pjesën e dytë krijuam raste të shumta, por nuk i konkretizuam”.
“Do të ulem me kryesinë e klubit dhe do ta ofrojë dorëheqjen. Nuk shkon kështu”, ka thënë pas ndeshjes për SuperSport Kosova, trajneri Milaim Zuzaku.
Mbetet të shihet nëse kryesia e klubit do t’ia aprovojë dorëheqjen Zuzakut apo do të këmbëngul për qëndrimin e tij.
Pas 14 javë e në elitë, Drita zë pozitën e tretë në tabelë me 22 pikë të tubuara. /Telegrafi/