Site icon Telegrafi

Zuzaku nuk dorëzohet: Do të luftojmë deri në fund

Është pritur shumë që Drita të ndalë Trepçë ’89 dhe të bëjë një hap të madh drejt mbijetesës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Gjilanasit kishin përkrahje të madhe nga tifozët, por në fund nuk arritën të marrin asnjë pikë duke pësuar 0-2.

Trajneri i Dritës, Milaim Zuzaku ka deklaruar se problemi më i madh i Dritës është shënimi i golit, por ai nuk preferon të dorëzohet.

“Problemi më i madh i Dritës është shënimi i golit. Kemi shënuar vetëm 13 gola në 26 ndeshje që do të thotë se kemi shënuar vetëm gjysmë goli për një ndeshje”, deklaroi Zuzaku pas ndeshjes.

“Drita nuk do të dorëzohet, do të luftojmë deri në fund sa kanë mbetur edhe këto shtatë ndeshje”.

“Te unë ekziston vetëm optimizmi dhe do të mundohemi shumë edhe pse do të jetë e vështirë për t’i ikur barazhit”, deklaroi Zuzaku.

Drita pas 26 ndeshjes ka grumbulluar vetëm 22 pikë dhe ndodhet në pozitën e 10 në tabelë.

Javën e ardhshme gjilanasit do të përballen me Drenicën në udhëtim. /Telegrafi/

Exit mobile version