Site icon Telegrafi

Zuzaku: Merituam më shumë

Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në përballje me Gjilanin.

Skuadra bardh e kaltër e qytetit ishte në disavantazh 0-1, por u rikthye në lojë falë një super goli nga Xhevdet Shabani.

Në fund të ndeshjes, ka folur trajneri i Dritës, Milaim Zuzaku para medieve të pranishme.

Sipas numrit një të gjilanasve, pjesa e parë ishte e barabartë ndërsa në të dytën merituan më shumë.

“Në pjesën e parë mund të them se ishin dy skuadrat të barabarta dhe ishte i drejtë rezultati 0-0”.

“Gjilani na shënoi një gol nga kundërsulmi dhe arriti të mbrohej mirë”, deklaroi Zuzaku.

“Pas golit të barazim ne patëm raste tjera si ajo e Astrit Fazliut ku goditi shtyllën apo me Livorekën e Kastriot Rexhën por nuk shënuam”.

“Mendoj se kemi merituar më shumë nga ky derbi”, u shpreh Milaim Zuzaku.

Pas shtatë javëve në elitë, Drita ka grumbulluar 11 pikë dhe ka tri më pak se lideri Llapi. /Telegrafi/

Exit mobile version