Telegrafi

Zuzaku ankohet: Nuk kemi kualitet në ofensivë

Drita pësoi humbje nga rivali direkt për t’i ikur barazhit Drenica.

Gjilanasit u mposhtën në udhëtim me rezultat 2-0, ndërsa vendasit bënë një hap të madh drejt mbijetesës.

Trajneri i Dritës, Milaim Zuzaku ka thënë se do ta kenë të vështirë pasi mungon kualiteti në sulm.

“Me këtë kualitet në fazën e sulmit është vështirë të bësh më shumë”, deklaroi Zuzaku.

“Kur kësaj ia shton edhe mungesën e katër titullarëve, është vështirë të bësh më shumë me këta djem të ri që nuk e kanë mentalitetin e fituesit”,deklaroi Zuzaku.

Drita aktualisht ndodhet në pozitën e 10-të me vetëm 22 pikë të grumbulluara pas 27 javësh.

Për 27 ndeshje, gjilanasit nuk kanë arritur të shënojnë më shumë se 13 gola dhe është skuadra e dytë me sulmin më të dobët në kampionat pas Hajvalisë. /Telegrafi/