Site icon Telegrafi

Zuter: Referendumi është mundësi që qytetarët të japin mendimin e tyre (Video)

Referendumi i 30 shtatorit është mundësi e qytetarëve që të japin mendimin e tyre thotë ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sibel Zuter e cila vjen nga një vend ku pothuajse çdo të dytën muaj banorët e saj dalin në referendum dhe japin mendimin e tyre për çështje të ndryshme.

Ajo shpreson që sa më shumë njerëz të dalin në referendum dhe të shprehin qëndrimin e tyre.

Gjatë bisedës për televizionin “Telma”, Zuter foli edhe për ditën kombëtare të Zvicrës e cila festohet me 1 gusht dhe për ndihmën e Zvicrës që jepi vendin në sferën e ekonomisë, forcimin e kapaciteteve demokratike, ekologjisë. /Telegrafi/

*Telma

Exit mobile version