Telegrafi

Zurichu i kthehet fitores falë dyshes shqiptare, Kololli e Domgjoni shënojnë ndaj Luzernit

Zurichu ka fituar në udhëtin te Luzerni me rezultat të thellë 5-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Superligës së Zvicrës.

Java e 13-të në Zvicër ia ka sjell një fitore të madhe ekipit të Zurichut, të cilët kanë fituar thellë në udhëtim te Luzerni.

Në këtë fitore patën gisht edhe futbollistët me prejardhje shqiptare, të cilët e shënuan vetën në listën e golashënuesve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Zurichut

I pari ishte mesfushori Toni Domgjoni, i cili shënoi pas vetëm pesë minutave lojë për epërsinë e skuadrës së tij 1-0.

Domgjoni duke festuar golin e tij (Foto: FC Zurich/Twitter)

Gol të rëndësishëm shënoi edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli që gjeti rrjetën në minutën e 70-të për epërsinë 3-1.

Përveç golit, Kololli u shkrua edhe si asistues pasi ndihmoi bashkëlojtarin e tij Antonio Marchesano (73′) për epërsinë 4-1.

 

Kololli po tregon formë të lartë këtë sezon 

Pas këtyre golave, Kololli arrin në shifrën e pesë të tillëve të shënuar, ndërsa për Domgjonin ishte goli i parë këtë sezon në Superligën e Zvicrës.

Me këtë fitore, Zurichu ngjitet në pozitën e tretë me 20 pikë të tubuara. /Telegrafi/